Graziano Pelle është përjashtuar nga kombëtarja e Italisë. Ky ishte vendimi i marrë, pas mosdhënies së dorës trajnerit Ventura, në kohën e zëvendësimit të sulmuesit, në ndeshjen e mbrëmshme kualifikuese kundër Spanjës, e cila u luajt në stadiumin e Juventusit dhe përfundoi në barazim 1-1. Pra, Pelle nuk do të marrë pjesë me axurrët që në ndeshjen e ardhshme, kundër Maqedonisë. Ky veprim është konsideruar i pasjellshëm nga trajneri Giampiero Ventura, i cili nuk e ka lejuar futbollistin të hipë në autobus me të tjerët për në “Vinovo”, ku është planifikuar sot një seancë trajnimi. Ai do të kthehet në shtëpi menjëherë. Vendimi ka në bazë një moto: “Vlera, që duhet respektuar”.

“Në Kombëtare ka vlera dhe sjellje për t’u ndarë në bazë respekti. Kjo përmbledh, – sipas një deklarate të bërë nga FIGC (Federata Italiane e Futbollit), -shkakun e përjashtimit të Graziano Pelle nga skuadra kombëtare për ndeshjen e së dielës, kundër Maqedonisë. Trajneri Gianpiero Ventura, në marrëveshje me FIGC, ka bërë këtë deklaratë: “Kemi vendosur ta përjashtojmë Pelle nga skuadra kombëtare për ndeshjen kundër Maqedonisë, në Shkup, të dielën, për sjellje fyese në kohën e zëvendësimit, gjatë ndeshjes së djeshme me Spanjën. Të jesh pjesë e kombëtares do të thotë të shkëmbesh vlera, duke filluar me respektin ndaj stafit drejtues, bashkëlojtarëve dhe tifozëve. Lojtari do të kthehet sot në klubin e tij”.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetërPërmbledhje: Kampi dy ditorë i Përfaqësuesës U-15 në Gjermani [VIDEO]