Dikujtë mund të mos i pëlqej si lojtarë, apo person, apo thjeshtë pse luan te Barcelona, por si njeri është shumë i madh dhe i kultuaruar, më saktë i kujdesshëm. Ylli brazilian i Barcelonës, Neymar, bëri një gjest të madh pas ndeshjes në Gijon kundër Sporting. Edhe pse Barcelona fitoi 0-5, ai pas ndeshjes iu afrua një personi me aftësi të kufizuara dhe ia dhuroi fanellën e tij, gjest i cili u duartrokit mjaftë gjatë nga pjesa tjetër e tifozëve vendas.
Djaloshi që pranoi fanellën nuk mund të ecë pasi është me karrocë, por e zgjati dorën për t’iu falënderuar Neymarit i cili e përshëndeti dhe u fut drejt zhveshtores.