Futbollistët Turqisë kanë marrë falënderimet nga Federata Islandeze e Futbollit pas ndeshjes së të dielës mes dy përfaqësueseve. Gjesti i tyre shumë i veçantë para se të fillonte takimi mes dy skuadrave, emocioni gjithë botën, përfshirë këtu edhe tifozët e Islandës.

turqia-1

Prej temperaturave të ulëta në Reikjavik, futbollistët turq zbritën në fushë të veshur me tuta, por panë se fëmijët e vegjël që i shoqëronin, po ngrinin nga të ftohtit sepse ishin në fushë me mëngë të shkurtra. Futbollistët Turqisë, hoqën tutat e tyre dhe trikot e tyre dhe mbështollën me shpejtësi fëmijët, duke u siguruar që ata të mos e ndjenin të ftohtin.

“Një gjest i tillë ua ngrohu zemrat njerëzve në Islandë dhe këto pamje mjaftojnë për të treguar mirësinë e futbollistëve turq”, shkruhet në mesazhin që presidenti i Federatës Islandeze, Gidni Jahneson i dërgoi sot Federatës Turke në shenjë falënderimi.

Artikulli paraprakBuffon mposhti Messi dhe Ronaldo
Artikulli tjetërFrika në palcë te Leverkusen: Skuadra spanjolle 45 mln euro për Chicharito