Kampioni botëror Gjermania shënoi edhe fitoren e tretë në grupin C kualfikues duke qëndruar në pozitën e parë me maksimumin e pikëve. Këtë herë viktima e radhës ishte Irlanda Veriore që humbi vetëm 2-0, pasi vendasit siguruan fitoren për vetëm 17 minuta lojë, dhe në vazhdim luanin të relaksuar. Golat e “panzerëve2 i shënuan, Julian Draxler dhe Sami Khedira.
Befasia e këtij grupi Azarbejxhani nuk humbi as në ndeshjen e tretë pasi luajti pa gola në udhëtim te Çekia, ndërsa Norvegjia shënoi fitoren e parë duke e mposhtur 4-1 San Marinon.
Mali i Zi i falet golave të shqiptarit Fatos Beqiraj i cili shënoi golin e vetëm në fitoren 0-1 te Danimarka që me këtë humbje mimizoi shumë gjasat për kualfikim nga grupi E. Pikë të njëjta 7, ka edhe Polonia që fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Armenisë me autogolin e Hrayr Mkoyan dhe Robert Lewandowskit. Kazakistani dhe Rumania luajtën 0-0.
Anglia ndalet në Slloveni me rezultat 0-0. Edhe para ndeshjes është paraparë mision gat ii pamundur për fitore kundër sllovenëve që nuk po pranojnë gola shkaku i mbrojtjes së fortë që po aplikojnë ata, ndërsa sllovenët patën shumë mundësi shënimi, mirëpo portieri Joe Hart i shpëtoi anglezët. Sllovakia mposhti pritshëm 3-0 Skocinë, kurse 2-0 fitoi Lituania ndaj Maltës në kuadër të grupit F.