Julian Nagelsmann është favoriti për të zëvendësuar Hansi Flick si trajner i Gjermanisë.

Siç raporton ‘Bild’, drejtori sportiv i Federatës Gjermane të Futbollit, Rudi Voller, ka kontaktuar agjentin e ish-trajnerit të Bayern Munichut, Volker Struth për të nisur një negociatë dhe për të eksploruar disponueshmërinë e trajnerit 36-vjeçar, përcjell Korneri.net

Megjithatë, deri më tani, DFB nuk ka folur ende me vetë Nagelsmann, i cili ishte shkarkuar nga detyra e trajnerit të Bayern Munich në momentet më të këqija të kampionatit të kaluar, me çka më vonë e kishin pranuar edhe vet zyrtarët e gjigantit bavarez.

E njëjta ndodhi me Hansi Flick, i cili pas humbjes në miqësoren nga Japonia, menjëherë u shkarkua nga detyta e të parit të Gjermanisë. Opcion ka qenë edhe Jurgen Klopp, por ai nuk e ka ndërmend ta lë në këtë periudhë Liverpoolin, edhe pse më vonë e ka pranuar të jetë në krye të Gjermanisë. /Korneri.net

Artikulli paraprak“Nuk më interesojnë paratë dhe i urrej diskotekat”, Endrick përgatitet për Realin
Artikulli tjetërFederer i sigurt për vendimin: U ktheva në Wimbledon, por s’kisha dëshirë të luaja