Modeli gjerman është nga më të vlerësuarit në botë, për projektet e mesme dhe të gjata për futollin, stadiumet, aftësitë për t’u ringritur etj. Gjithçka e drejtë, duke parë që  Gjermania prezantohet në Rusi si kampione në fuqi e botës.

Por për klubet duket se gjërat nuk funksionojnë edhe aq mirë. Imazhet e festës në finalen e Champions League të vitit 2013, të fituar nga Bayerni ndaj Borussias së Dortmundit, janë të largëta. Këtë sezon skuadrat gjermane rrezikojnë të bien në gjumë letargjik. Vetëm dy përfaqësues në kupat e Europës: në skenarin më të keq Bajerni në Champions dhe Leipzig  një kat më poshtë.

Borussia Dortmund dh Kolni kanë ende shanse të vazhdojnë në Europa League, ashtu si Leipzigu në Champions. Por rreziku është konkret. Bayerni kualifikohet në 1/8 e Championsit në një grup me Celtic dhe Anderlechtin, është normnale, por PSG-ja është e para. Humbja me të solli edhe shkarkimin e Ancelottit. Jo e zakonshme kjo për Bayernin. Hoffenheimi nuk shkoi në grupe, sepse në play-off u ndesh me Liverpoolin.

Leipzig vjen nga fitorja e bukur me Monacon, por nëse Porto bën të njëjtën gjë në ndeshjen e fundit, ekipi gjerman zbret në Europa League. Borussia në krizë, pasi është kaluar nga Tottenhami dhe Reali i Madridit, është para Apoelit vetëm për golaverazh më të mirë. Gjermanët shkojnë në Madrid ndeshjen e fundit, kurse qipiriotët në Angli.

Në Europa League ka shkuar edhe më keq për gjermanët. Këtë kompeticion e la i pari Freiburg, i eliminuar nga Domzhale në turin e tretë paraeliminaor. Hoffenheimi, i ardhur nga Championsi, me humbjen e djeshme në Braga, ka firmosur eliminimin. Të njëjtin fat ka edhe Herta, pas humbjes në “San Mames” me Atletiko Bilbaon.

Buzëqeshje për Kolnin, që deri tani më shumë ishte bërë i njohur për sjelljen e tifozëve. Fitorja me Arsenalin vlen për vendin e dytë, por duhet fituar tani me Crvena Zvezdën në Beograd.

Artikulli paraprak“Bomba” e ditës: Barcelona arrin marrëveshje personale me yllin e Arsenalit
Artikulli tjetërDëmtohet reprezentuesi shqiptar