Kombëtarja gjermane është një nga dominueset e futbollit evropian gjatë kësaj periudhe. Por për të arritur në këtë pikë, Federata e Futbollit në Gjermani ka vetëm leksione për të dhënë mbarë Europës, ndërsa e fundit është ajo për refugjatët.

Refugjatët dëbohen nga shumë shtete por në Gjermani për ta është krijuar një kompeticion i posaçëm, për t’i integruar ata sa më shumë në kulturën e tyre. Një prej futbollistëve refugjatë, Shamil Ilqazim është shprehur:

“Kjo gjë të shijon vërtet. Ne luajmë çdo javë, ushqehemi këtu dhe kemi çdo gjë të garantuar. Unë gjendem në këtë vend së bashku me familjen time, por kjo është më shumë e rëndësishme për ata të cilët gjenden pa familjet e tyre. Një organizim i tillë na bën të harrojmë problemet tona”, është shprehur njëri prej refugjatëve duke folur për magjinë që futbolli dhuron.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Chelsea – Atletico Madrid
Artikulli tjetërMilanit i nevojiten urgjentisht 60 milionë euro