Gjermania dhe Kili e kanë mbyllur ndeshjen e sontme në barazim 1:1 në kuadër të rrethit të dytë në grupin B të Kupës së Konfederatave.

Alexis Sanchez shënoi për Kilin në minutën e gjashtë, ndërsa Lars Stindl barazoi gjithçka në minutën e 41-të.

Kili ka katër pikë në krye të grupit, aq sa ka edhe Gjermania e cila ka goldiferencë më të dobët. Në pozitat tre dhe katër janë Australia dhe Kameruni me nga një pikë. Dy pozitat e para shkojnë në gjysmëfinale të kësaj kupe.

Artikulli paraprakJa pse Batistuta ishte më i madh se Higuain
Artikulli tjetërArsenali paguan 30 mln euro për mesfushorin e Barcelonës! Ja kur pritet zyrtarizimi…..