Nuk kishte asnjë befasi në dneshjet e mbrëmjes në kuadër të kualfikimeve për kampionatin botëror Ris 2018. Kampioni aktual botëror Gjermania mposhti Çekinë me rezultat 3-0, në ndeshjen e cila u dominua nga “lanzerët” nga fillimi e deri në fund. Në pjesën e parë gjermanët shënuan vetëm njëherë përmes Thomas Muller, por në të dutën ishin më efikas dhe e bënë fitoren edhe më bindëse pas golave të Tpni Kroos dhe sërish të Thomas Muller. Gjermania e para në grupin C me 6 pikë, e ndhekur nga Irlanda Veriore me 4, pas firores 4-0 ndaj San Marinos, kurse Azerbajxhani ka 3 pikë pasi më herët mposhti Norvegjinë 1-0.

lewa

Në grupin E, Polonia fitoi ndaj Danimarkës 3-2, edhe pse vendasit kishin epërsinë e tre golave. Kur në skuadër ke në sulmues si Robert Lewandowski, gjërat bëhet shumë të lehta. Ai shënoi hat-rtick, por golat e tij kanë mundur të mos vlejnë shumë kur danezët shënuan dy gola me Kamil Glik (autogol) dhe Yussuf Poulsen. Mali i Zi, Rumania dhe Polonia prijnë në këtë grup me nga 4 pikë.

Sllovenia mposhti minimalisht Sllovakinë 1-0 në ndeshjen e grupit F. Golin e vetëm për sllovenët e shënoi Rok Kronaveter, që i mundësoi triumfit dhe 4 pikë të sllovenëve pas dy ndeshjeve aq sa i ka edhe Skocia që befasisht luajti baraz 1-1 në shtëpi me Lituaninë. Mysafirët shënuan të parët me anë të Fiodor Cernych, kurse në minutën e 90’ barazoi James McArthur.

Artikulli paraprakSigal Prishtina përgatitet për derbi pa Drilonin
Artikulli tjetërMilik lëndohet, Napoli nën ethe