Dy nga katër favoritët e kampionatit të ardhshëm botëror në Rusi, u përballën në miqësoren fenomenale të zhvilluar sonte ndërmjet Gjermanisë dhe Francës e cila përfundoi pa fitues, por me gola 2:2.
Trekolorët ishin shumë më afër triumfit pasi kishin epërsinë deri në sekondën e fundit, por gjermanët edhe njëherë dëshmuan se janë të veçantë në botën e futbollit sepse shënojnë edhe në frymën e fundit.

Alexander Lacazette e kaloi Francën në epërsi, për ta barazuar rezultatin me të nis pjesa e dytë Timo Werner. Por, anëtari i Arsenalit edhe njëherë shënoi për mysafirët që u mendua se ia dolën të fitojnë, por kampionët e botës nuk e thanë fjalën e fundit derisa Lars Stindl nuk doli në skenë për të shënuar golin përfundimtar.

Mos harroni, ndeshja përfundon atëherë kur gjermanët shënojnë. /Korneri.net

Artikulli paraprakDanimarka me “Manita” siguroi botërorin Rusia 2018
Artikulli tjetërAnglia me “catenaccio” ndali brazilianët e favorizuar