Në derbin e xhiros së 33-të në La Liga, Barcelona dhe Atletico Madrit luajtën 2-2.
Lionel Messi shënoi një gol me mjeshtëri të madhe nga penalltia duke arritir një shifër magjike në karrierën e tij të madhe te Barcelona. Argjentinasi me “Panenka” mposhti Jan Oblak, një nga portierët më të mirë në botë, përcjell Korneri.net
Sipas statistikave më të fundit, Messi shënoi në mënyrë spektakolare golin e 700-të në karrierën e tij. Me 70 për Argjentinën, ky ishte goli i 630 i tij për Barcelonan. Por, për fat të keq ky gol nuk i ndihmoi Barcelonës që të fitoj, sepse tash në rast se rivali i përjetshëm Real Madridi e fiton ndeshjen e vet me Getafen, do të shkoj në +4 nga Barça, dhe titulli për madrilienët do të jetë shumë më afër. /Korneri.net