Barcelona e ka fituar përballjen e sontme ndaj Valencias me rezultat 4:2, në një ndeshje të hapur dhe me shumë raste shënimi nga të dyja palët.

Fillimisht Valencia kaloi në epërsi me golin e Mangala, i cili u gjend mirë në zonë pas një harkimi të sakt nga godtija e dënimit.

Për 1:1 shënoi Suarez, por vetëm pak minuta më pas Messi kaloi në epërsi Barcelonën nga penalltia. Kur u mendua se Barcelona do të fillojë dominimin në këtë ndeshje në skenë doli lojtari i Barcelonës, por i huazuar te “lakuriqët”, El Haddadi, i cili barazoi rezultatin në 2:2.

Vetëm pak minuta nga goli i El Haddadi, fillimisht Messi shënoi sërrish dhe Gomez për ta vulosur fitoren e skuadrës së tij në këtë ndeshje me rezultat 4:2.

Pas 28 xhirove, Barcelona vazhdon të mbajë pozitën e dytë 63, vetën dy më pak se lideri Real Madrid, por mbretërit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Artikulli paraprakEdhe sa futbollistë duhet të shkojnë në spital për një ndeshje futbolli
Artikulli tjetërRoma kryen punë ndaj Sassuolo-s! “Ujkonjat” rikthehen në vendin e dytë…