Olivier Giroud u detyrua të largohej nga ndeshja  Francë- Irlandë në kualifikueset e Euro 2024.

Sulmuesi mori një goditje në kyçin e këmbës dhe pas 25 minutash lojë, ai la fushën e blertë duke u larguar, mirëpo me mjaftë dëshpërim dhe shqetësim të lëndimit, përcjell Korneri.net

Pas ndeshjes, Giroud i është përgjigjur gazetarëve duke u shprehur se një lëndim të tillë e ka marrë edhe në Champions kundër Napolit dhe prej muajsh nuk kishte ndjerë shqetësime, por dhimbja e mbrëmshme për të ishte e madhe.

“Bëra një lëvizje të çuditshme në të njëjtin kyç të këmbës ku kisha marrë një goditje në Champions League kundër Napolit nga Kim. Tani për tani ndjej pak dhimbje, por të menaxhueshme. Nuk kam pasur dhimbje prej javësh. Doja të vazhdoja, por kyçi i këmbës më tha ndal. Por tani jam më mirë, nuk jam shumë i shqetësuar.

Nesër do të bëj disa analiza. Por, nuk jam shumë keq. Më vjen keq, sepse doja të luaja, por ishte më mirë të ndaloja. Derbi? Po po, mendoj se mund të luaj”, u shpreh Girou pasi nuk dëshiron në asnjë mënyrë të mungoj në derbin më të madh lokal në Bote, Inter-Milan që zhvillohet  ditën e shtunë të 16 Shtatorit nga ora 20.45. /Korneri.net

Artikulli paraprakNuk ka qetësi te Polonia, Skorupski refuzoi kombëtaren për shkak të Lewandowskit
Artikulli tjetërJa çfarë thanë Gliha dhe Rrahmani para ndeshjes