Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud, beson se PSG-ja është skuadra favorite në përballjen e tyre të së martës mbrëma në “Parc des Princes”, sfidë e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Dy skuadrat pritet të renditen të parat në grupin A, duke lënë pas tyre dy të tjerat, Basel dhe Ludogorets. PSG-ja barazoi 1-1 në shtëpi me St. Etienne-n të premten, para se Arsenali të fitonte 2-1 “në frymën” e fundit ndaj

Giroud ndien se skuadra londineze duhet të rrisë nivelin e lojës për të pasur një shans në kryqytetin francez. “Liga e Kampionëve është një kompeticion krejt tjetër. Parisi do të mbledhë veten pas barazimit dhe mendoj se ata janë favoritët e këtij grupi. Na takon neve t’i pengojmë”, – u shpreh francezi. PSG-ja në verë nuk e zëvendësoi sulmuesin Zlatan Ibrahimovic (i transferuar te Man. United), duke preferuar që Edinson Cavani të marrë rolin e liderit në sulm. Giroud pranon se e ka frikë uruguaianin. “Nëse është në një natë të mirë, ai mund të na godasë”, – përfundoi shtatlarti i “Topçinjve”.

Artikulli paraprakEnrique dështoi në këtë skemë, pritën ndryshime rrënjësore
Artikulli tjetërEditorial nga Xavier Jacobelli: Pse Totti nuk duhet të lërë futbollin?