Çfarë ndeshje, çfarë spektakli dhe fundi i ndeshjes së pestë të serigjë gjsmëfinale në Perëndim.
San Antonio shënoi fitore 11:107 ndaj Houston Rockets në sekondën e fundit pas një bllokade të jashtëzakonshme që e bëri Manu Ginobili ndaj lojtarit kryesor të Rockets James Harden.
Ndeshja e rregullt përfundoi me barazi 101:101, dhe të dyja skuadrat kanë mundur ta fitojnë ndeshjen në fund të vazhdimit të parë pasi të dyja parën nga një tentim, edhe pse paraprakisht shënoi James Harden e në anën tjetër edhe Patty Mills.

Krejt në fund të vazhdimit kur Harden tentoi për ta barazuar rezultatin dhe ta dërgonte ndeshjen në vazhdimin e dytë, Manu Ginobili ia “terroi”, duke e realizuar bllokadën e stinorit mundësuar skuadrës së tij San Antonio epërsinë prej 3:2 në seri, dhe tash është vetëm një fitore larg finales së Konferencës Perëndimore.

Më efikasit te Spurs ishin Kawhi Leonard me 22 pikë, por luajti më pak pasi pësoi një lëndim jo shumë serioz. Patty Mills i shtoi 20 pikë, kurse LeMarcus Aldridge 18 pikë e 14 kërcime.
Te humbësit u dalluan James Harden me 33 pikë dhe Patrick Baverley me 20 pikë, por duhet theksuar se për shkak të lëndimeve Houston në këtë duel kishte në dispozicion vetëm shtatë basketbollistë. /Korneri.net

Artikulli paraprakMandzukic nuk luan në finale!?
Artikulli tjetërMund vetëm ta ëndërrojnë!