Juventus nuk pranoi asnjë gol në dy ndeshje përballë Barcelonës në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe këtu nuk ka shumë për të diskutuar. Biankonerët kanë mbrojtjen më të fortë në botë, lojtarët janë të etshëm për suskes, ia dolën ta elimonojnë një favorit të madh, dhe me vetëm dy gola të pranuar në nëntë ndeshje, e pret me padurim shortin e së premtës pasdite për të kupuar kundërshtarin e fundit para finales së dytë ën tri vitet e fundit.

Taktikishit Juventusi luajti përkryer ndaj blaugranëve duke mos i lejuar atyre shumë raste, ashtu siç dinë t’i krijojnë në Camp Nou. Vrapimi dhe bllokimi i sulmuesve kryesor, pastaj edhe të mesfushorit Iniesta, ka qenë çelësi i këtij triumfi, dhe tash Juventus është padyshim favoriti më i madh për titull.

Gigi e ka kohën t’i ngreh veshët!

Disa herë Juventusi ishte “aty”, gjithmonë një apo dy hapa më të shkyrtër. Në dy stinorët e fundit janë afirmuar lojtarë të shumtë si, Pjanic, Alves, Mandzukic, Higuain, Khedira apo Dybala të cilët nuk ishin pjesë të finales në Berlin. Tash Juventus është më i ri, më ofanziv, dhe në aspektin defanziv jashtëzakonisht më të mirë. Nuk kanë asnjë lojtarë që është nën nivelin e dëhiruar nga trajneri Allegri i cili ka përgatitur skuadrën si në aspektin fizik ashtu edhe tekniko-taktik.
Është koha që Gigi Buffon më në fund ta fitoj njërin ndër trofetë e paktë të cilët i mungojnë në karrierën e tij të madhe dhe të suksesshme.

Artikulli paraprakSekreti i Juventus, pse Barcelona nuk bëri një tjetër mrekulli
Artikulli tjetërMilan arrin marrëveshje me Musacchion