Ndeshja që mbylli xhiron e 23 në Serie A, përfundoi me fitoren e madhe të mysafirëve pas lojës së shkëlqyeshme.

Me një ritëm të lartë nga fillimi e deri në fund, Lazio dhe Genoa kënaqën të gjithë të pranishmit në Olimpico, me dëshirën e madhe për të fituar, mirëpo në fund rezultatin final ishte 1:2, që zhgënjeu tifozët vendas, shkruan Korneri.net.

Dikur ish anëtari i Lazios, Goran Pandev e kaloi Genoan në epërsi, por shumë shpejtë reprezentuesi italian Marco Parolo e barazoi rezultatin me një gol të bukur.
Këmbëshpejti Diego Laxald realizoi gol 13 minuta para fundot, mirëpo iu anulua pas (VAR) sepse preku topin me dorë, por i njëjti në minutëne 92, shënoi me kokë për t’ia dhënë fitoren e madhe Genoas në luftë për mbijetesë.

Në Itali nuk dihet se kush fiton, sepse edhe të voglat bëhet të mëdha kur duhet dhe anasjelltas. /Korneri.net

Artikulli paraprakKjo është intervista nga e cila u prekën KF Drenica [VIDEO]
Artikulli tjetërChelsea humbi, Conte mund të shkarkohet