Sampdoria e ka fituar përballjen e xhiros së 11-të në Serie A, duke mposhtur Genoan në derbin lokal të qytetit të Xhenovës me rezultat 0:2.

Në fakt, Genoa tregoi shumë pak në këtë ndeshje, ndoshta merita ishte edhe e mesfushës së Sampdorias, pasi kjo e fundit arriti që ta kontrollojë mjaftë mirë këtë repart.

Golat për Sampdorian u shënuan nga Ramirez dhe Quagliarella.

Pas kësaj fitoreje, Sampdoria radhitet në pozitën e gjashtë me 23 pikë, kurse Genoa vazhdon të qëndrojë në vendin e 18-të me vetëm gjashtë pikë të mbledhura./Korneri.net.

Artikulli paraprakBarcelona të “zinjët e ullirit” me Sevilla-n! Ky futbollist ishte heroi i ndeshjes, nuk ishte Messi ose Suarez….
Artikulli tjetërNdeshjen e 600-të me Barcelonën, Messi nuk e “kurorëzon” me gol, por me….