Ndeshja e fundit e xhiros së gjashtë në Serie A, ishte fantastike.

Genoa dhe Roma luajtën ndeshje mjaftë të bukur, por vendasit ishin të jashtëzakonshëm, duke shënuar kështu fitoren e parë në Marasi, që edhe këtë herë ishte i stërmbushur, shkruan Korneri.net

Genoa shënoi fitore me rezultat 4-1, duke e thelluar edhe më shumë Romën në krizë, ndërsa gjithçka nisi mirë për Genoan kur mesfushoori për të cilin do të flitet shumë më shumë viteve të ardhshme, Albert Gudmundsson , shënoi i pari.

Nuk vonoi shumë dhe Roma barazoi me Bryan Cristante, por kjo ishte krejt nga Roma. Vendasit në pushim shkuan me epërsi, kur Gudmundsson e nisi akcionin veç vet duke kaluar tre lojtarë kundërshtarë dhe në fund akcionin e mbylli talent ii zbuluar nga Roberto Mancini, Mateo Retegui.

Genoa nuk u ndal as në pjesën e dytë duke shënuar edhe dy gola të tjerë. Fillimisht realizoi Morten Thorsby pasi u gjend mirë në një tollovi brenda pesë metërshit, ndërsa debaklin Romës ia vulosi Junior Messias i transferuari nga Milani, dhe atë në debutim.

Genoa shkoi në kuotën e shtatë pikëve, ndërsa Roma mbetet me vetëm peesë pikë dhe pozita e 16 në tabelë. Pas kësaj humbje, Jose Mourinho, rrezikon seriozisht shkarkimin. /Korneri.net

Artikulli paraprakAncelotti mbetet pa mbrojtësin për tri ndeshje
Artikulli tjetërMë shumë kartona të kuq se gola, por ishte ndeshje e luftuar