Prestigjiozja italiane “Gazzetta dello Sport”, në numrin më të ri të së enjtës ka dhënë lajmin e madh që i bënë tifozët e Milanos shumë të lumtur dhe të shpresojnë për një supersulmues.
Sipas shkrimeve të fundit sulmuesi spanjoll Alvaro Morata ka pranuar të jetë pjesë e rosonerëve që i ofrojnë 7.5 milionë euro në vit, kurse tash klubi i madh italian duhet të kryejë punë me Real Madridin, përcjell Korneri.net.

Sipas informacioneve të mediave italiane, Milan i ofron klubit mbretëror 60 milionë euro, buxhet i cili është ndarë më herët për një top-sulmues. Dyshja Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli, kanë pasur edhe më herët kontakte me agjentin e lojtarit më të cilin poashtu ishin dakorduar, kurse sipas të gjitha gjasave Carlos Bacca do të shitet.
Nëse tifozët e Milanos ishin mërzitur në vitet të fundit duke parë përforcime me lojtarë të huazuar apo me parametër zero, definitivisht duket se koha e tyre po vjen sërish, pasi klubi i famshëm italian tashmë ka para për të shpenzuar si dikur. /Korneri.net

Artikulli paraprakMan.United e fitoi trofeun “Mickey Mouse”!!!
Artikulli tjetërInter zbulon fanellën e re e insipiruar nga qyteti i Milanos