Cristiano Ronaldo nuk arriti të fitojë Champions League këtë sezon me Juventusin, dhe ai mbeti pa titullin e kampionit italian.

Në Itali është shkruar shumë se sulmuesi portugez mund të ndryshojë klub këtë verë, por gazetari i Sport Mediaset Claudio Raimondi pretendon se Ronaldo do të qëndrojë në Juventus derisa të skadojë kontrata e tij aty dhe 36-vjeçari Ronaldo kanë një kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm, përcjell Korneri.net

Pas kësaj, pretendon Raimondi, Ronaldo do të shkojë në Sporting Lisbon, klubin ku ai filloi karrierën e tij, si një lojtar i lirë. Kjo tezë mbështetet nga fakti që Ronaldo kohët e fundit bleu një panthouse luksoze në Lisbonë për gjashtë milionë euro. Ronaldo luajti për Sportingun deri në vitin 2003, kur u transferua në Manchester United për 19 milionë euro. Ai luajti 31 ndeshje për Sporting dhe shënoi pesë gola me pesë asistime. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here