Ishte e sëmurë një kohë të gjatë, dhe ndëroi jetë.

Një lajm shumë serioz dhe i keq për trajnerin italian Rino Gattuso. Trajneri i Napolit vajton për vdekjen e motrës së tij 37-vjeçare, e cila ishte shtruar në spital në Varese që nga muaji shkurt, përcjell Korneri.net

Motra e tij ishte ndjerë keq në mbrëmjen e Sampdoria-Napoli, pas së cilës  Gattuso nuk shkoi në konferencën për shtyp dhe u largua menjëherë për në spital ku ishte shtrirë motra e tij. Ish-futbollisti shumë vjeçar i Milanos ku ishte për një kohë edhe trajner, e mori këtë lajm të tmerrshëm derisa ishte në stërvitje në qëndrën sportive Castel Volturno. /Korneri.net

Artikulli paraprakZyrtare: Real Madrid ndeshjet i luan në Valdebebas e jo në Bernabeu
Artikulli tjetërWerner largohet, Inter në garë me Liverpool dhe Chelsea