Rino Gattuso kthehet në shtëpi …do ta drejtojë skuadrën Primavera të Milanos. Në mbrëmjen e së mërkurës ishin vendimtare bisedimet e ish mesfushorit të rosonerëve me zyrtarë të klubit të cilët tashmë i besojnë postin e trajnerit pas eksperiencës që mori te skuadra e parë e Piza në Serie B. Në këtë mënyrë ‘Ringhio’ do të merr vendin e të larguarit Stefano Nava.
Zyrtarizimi do të bëhet ditëve të ardhshme. /Korneri.net

Artikulli paraprakMan. United e fitoi Europa League dhe rikthehet në Champions League
Artikulli tjetërInter merret vesh me mbrojtësin brazilian të Nice, pritet edhe me klubin