Trajneri i ri i Milanit, Rino Gattuso, kërkon që skuadra të ketë më shumë kualitet në fushën e lojës dhe për ndeshjen e radhës me Beneventon ka menduar të luajë me dy mesfushorë organizatorë, apo regjisorë siç quhen. Ai ka provuar Biglian dhe Montolivon titullarë.

Rino Gattuso është gati për debutimin në stolin e Milanit në mënyrën e duhur. Të dielën, në orën 12:30, është programuar ndeshja me Beneventon. Trajneri i ri i ka idetë të qarta.

Gatuzo ka vendosur për regjinë e dyfishtë, me Biglian dhe Montolivon, dhe kjo është supriza për ndeshjen e parë, ndërsa për sulmin dhe mbrojtjen nuk do të ketë ndryshime. Lojtari i tretë në mesfushë do të jetë Kessie.

Artikulli paraprakYlli i Trepçës ’89: Besojmë në kualitetet tona, ndaj Llapit kërkojmë fitoren
Artikulli tjetërNuk është tragjike sa po flitet fusha në Gjilan