“Ka gjithmonë diçka për t’u përmirësuar. Sot përshembull, pas golit të parë vuajtëm shumë ndaj Spal. E dinim se do të ishte e vështirë. Por, jam i kënaqur për paraqitjen e skuadrës”. Kështu deklaroi trajneri i Milan-it, Gennaro Gattuso për “PremiumSport” pas fitores 4-0 kundër Spal.

“Tani do të duhet të vazhdojmë me këto ritme. Duhet të vazhdojmë të luajmë duke mos menduar këtë fitore, por për ndeshjet e radhës’, deklaroi Gattuso.

CUTRONE— Sulmuesi i Milan-it shënoi dy gola në sfidën e sotme kundër Spal, ndërsa Gattuso u shpreh: “Është një lojtar i ri që ka shumë dëshirë për të ecur para. Ndonjëherë tregohet naiv dhe duhet të përmirësohet. Por, në 16 metrat e fundit Cutrone është shumë ‘i hidhur’. Me kë e krahasoj? Me Inzaghi-n”.

Artikulli paraprakHitzfeld: Ja pse shqiptarët më lanë me gojë hapur
Artikulli tjetërNëntë muaj pa futboll, Malaj tregon “kalvarin” e vuajtjeve