Olimpiada “Rio 2016” pritet të përjetojë më 15 gusht një natë të nxehtë, pasi në pistën e stadiumit “Maracana” do të zhvillohet finalja më spektakolare e Lojërave Olimpike, ajo e garës së 100 metrave. Një nga protagonistët e kësaj gare pritet të jetë edhe sprinteri amerikan Justin Gatlin, tashmë 34 vjeç dhe me dy skualifikime për përdorim dopingu në të shkuarën. Por Gatlin nuk ka ndërmend të kthejë kokën pas: “Për atë që kam bërë jam dënuar dhe e kam paguar shtrenjtë. Kam vuajtur dënimin dhe tani jam gati për të garuar sërish. Jam stërvitur shumë për të ardhur deri këtu”, tha Gatlin, sprinteri më i shpejtë amerikan në qarkullim, pavarësisht moshës.

Artikulli paraprakMediat angleze: Wenger fokusohet në Munchen dhe Madrid!?
Artikulli tjetërJa sa do të paguhet Mustafi te Arsenali?