Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez po përgatitet gjatë merkatos së janarit për tri largime të rëndësishme.
Bëhet fjalë për Danilo, Fabio Coentrao dhe James Rodriguez të cilët me shumë mundësi do të braktisin ‘Santiago Bernabeu’-n.
Lajme kontradiktore nga Spanja pasi në këtë listë nuk është përfshirë Isco i cili ditën e djeshme u raportua se ka refuzuar kontratën e rinovimit me ‘Los Blancos’.