Përfundoi edhe gara spektakolare për Çmimin e Madh të Singapurit, e vetmja nën dritat e reflektorëve. Ishte garë e cila pati t gjitha gjërat e bukura që mund të dhuroi ky sport, edhe pse ndoshta jo edhe shumë tejkalime pasi shtegu ka shumë kthesa dhe nuk lejon shumë pilotve të manevrojnë.

Edhe këtë herë gjermani Nico Rosberg ishte fitues për ta lënë mbrapa pilotin Daniel Ricciardo kurse podiumin fituesin e kompletoi Lewis Halimton të cilit iu rrezikonte pozita nga Kimi Raikkonen që foli para kolegut të tij Sebastin Vettel që u shpall piloti i kësaj gare.

Nga pozita e gjashtë e deri në të dhjetën u renditën, Max Verstappen, Fernando Alonso, Sergio Perez dhe Daniil Kvyat dhe Kevin Magnussen. Nico Rosberg pas këtij triumfi ka mboledh 273 pikë, i ndjekur nga nritaniku dhe shoku i skuadrës Lewis Hamilton me 265 pikë, pastaj Daniel Ricciardo me 179 pikë dhe Sebastian Vettel me 153.

Në renditjen e konstruktorëve prinë bindshëm Mercedes me 538, pastaj Red Bull me 316 dhe Ferrari me 301 pikë.

Gara e ardhshme zhvillohet me 30 shtator deri më 2 tetor për Çmimin e Madh të Malejzisë.

Artikulli paraprakItaliani Mazzarri i tregoi shkollë Mourinhos
Artikulli tjetërNjë fotomontazh e bukur, kush është ky?