Garë interesante, por me Mercedes që pësoi debakël.
Sergio Perez bëri befasi të madhe dhe fitoi Çmimin e Madh të Bahreinit në Formulën 1. Meksikani përfundoi i pari me më shumë se 10 sekonda epërsi përpara francezit Ocon të Renault, ndërsa shoku i tij i Racing Point i Perez, kanadezi Stroll, zuri vendin e tretë, përcjell Korneri.net
Perez pothuajse u tërhoq nga gara në xhiron e parë, por kjo i ndodhi Charles Leclerc dhe Max Verstappen.
Gara kaloi pa Lewis Hamilton, i cili më parë kishte siguruar titullin, dhe u zëvendësua nga George Russell, pasi kampioni actual ende vuan nga koronavirusi. Britaniku voziti shkëlqyeshëm, ai udhëhoqi pjesën më të madhe të garës, por më pas ekipi i tij i boksit i prishi të gjitha. I është vendosur një gomë e gabuar, kështu që Russell duhej të futej sërish në “boks” dhe ra në vendin e 15-të, por në fund e mbylli garën i nënti.

Skuadra Mercedes bëri gabim të ri pak më vonë kur mekanikët dështuan në momentin që Valtteri Bottas hyri për t’i ndërruar gomat. Në fund finlandezi përfundoi i teti.
Duhet të përmendet se Racing Point para pak kohësh vendosi të mbyll kontratën me fituesin e sotëm Perez. /Korneri.net