Nuk e nisi mirë, po me kalimine kohës e dëshmoi vetën.
Mesfushori defanziv i Milanos, Ismael Bennacer, është shënjestra kryesore e PSG dhe Man.City,pasi sheikët e këtyre dy klubeve të pasura janë gati të investojë dhe atë para të majme për ta marr në skuadër algjerianin, përcjell Korneri.net
Por, përkundër investimit prej 50 milionë euro, që janë të gatshme këto skuadra t’i investojnë, Milan nuk e ka ndërmend së paku këtë afat kalimtar apo këtë vit ta shesin mesfushorin fantastik në mënyrë që pas një viti apo dy, të marrin edhe më shumë para nga lojtari, e sidomos nëse forma e tij shkon edhe më shumë në ngritje.
Gjithçka rreth transferimit apo shitjes së Bennacer do të pyetet Ivan Gazidis, i cili është ekspert i këtyre gjërave dhe njeriu i cili ka nis ta dëshmoi vetën duke lidhur marrëveshje me sponzorin e tretë për pak kohë, që do ta ndihmojë shumë klubin për të pasur sa më shumë investime, më saktë të jetë “ok” me Fair Play Financiar. /Korneri.net