Ish kampioni botëror në Formula1, Jenson Button ka paralajmruar se gara për Çmimin e Madh të Abu Dabi, do të jetë e fundit në karrierën e tij. 36-vjeçari britanez ka qenë pjesë e F1 për më shumë se 300 gara zyrtare që nga viti 2009.

Ishte piloti i parë i skuadrës Braën kur edhe u shpall kampion bote, kurs aktualisht pjesë e skuadrës McLaren, ku sipas të gjitha gjasasave nga viti tjetër do të jetë në rolin e Ambasadorit.

“Po hyjë në këtë vikend me mendjen që do të jetë gara ime e fundit” ka thënë Button në konferencën për shtyp para gazetarëve. “Në këtë oment po them se nuk do ta ngas më bolidin në Formula1 pas kësaj gare.”

McLaren edhe më herët kishte deklaruar se pasardhësi i Button do të jetë Stoffel Vandoorne i cili pritet të jetë partner me Fernando Alosnon në viti 2017.

Ekziston një opcion që Button të rikthehet në McLaren si polot në vitin 2018.

 

 

Artikulli paraprakLegjenda Steven Gerrard pensionohet nga futbolli
Artikulli tjetërLuis Fabiano mund të rikthehet në origjinën e tij!