Klubi më i madh në Kosovës, FC Prishtina vetëm pak më herët zyrtarizoi Arsim Thaqin trajner të ri të skuadrës.
Ky lajm ishte i befasueshëm për të gjithë, pasi ishte pritur që timonin e ekipit kryeqytatas ta merrte një nga trajnerët më të mirë në Kosovën e pasluftës, Gani Sejdiu.
Menjëherë pas zyrtarizimit të Thaqit si kryetrajner i Prishtinës, “Korneri.net” kontaktoi Sejdiun, i cili për lexuesit tanë dhe opinionin e gjërë spjegoi detjate e marrëveshjes në parim me skuadrën “bardhekaltër”.
“Në parim kisha marrëveshje me Prishtinën, po gjithçka dështoi në momentet e fundit, pasi kërkesa ime për pagën ishte e lartë për zyrtarët e Prishtinës”, tha Sejdiu.
Gjithashtu, “Korneri.net” mësoi se për Gani Sejdiuan të interesuara janë disa klube kosovare, por edhe nga jashtë vendit.