Bayern edhe zyrtarisht është kampion në Bundesligë për këtë edicion pasi e ka fituar përballjen e sontme ndaj Wolfsburg në udhëtim me rezultat 0:6.

Golat e titullit kampion për bavarezët i shënuan Alaba, Lewandowski (dy herë), Robben, Mueller dhe Kimmich.

Pas kësaj fitoreje Bayern edhe matematikisht e ka siguruar titullin kampion, pasi rivalët për titull Leipzig dhe Dortmund nuk arritën të mesin në hap pas rezultateve të sotme.

Artikulli paraprakMonaco mban distancën me PSG, e tash mendon për Juventusin
Artikulli tjetërAtletico Madrid në kulmin e formës! Me “manita” në udhëtim te Las Palmas