Skuadra e Milanit ende nuk ka kryer asnjë blerje të re për muajin janar. Interesimi për mesfushorin e Evertonit, Gerard Deulofeu tashmë nuk është spekulim mediatik pasi lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Adriano Galliani.
Nënkryetari i “Rossonerëve” pranoi interesimin por theksoi se janë duke vazhduar negociatat për të marrë shërbimet e spanjollit.
“Nuk ka ende asgjë të re për Deulofeu, ende nuk kemi përgjigje nga skuadra e Evertonit. Nëse Deulofeu vjen atëherë ky do të ishte shumë përforcim i mirë”, u shpreh Galliani.