Milani humbi 2-1 përballjen direkte me Napoli-n në “San Siro”, por për Adriano Galliani-n rezultati nuk pasqyron atë që dhanë në fushë kuqezinjtë. “Ishte një ndeshje shumë e bukur- tha administratori për “Milan TV”, – një ndeshje me dy fytyra. Një Napoli i pakalueshëm në fillim dhe më pas një Milan shumë i mirë që meritonte plotësisht barazimin. Por futbolli është edhe kështu. Jemi bërë si ata boksierët që e kanë vëmendjen të ulët, por që dinë të godasin fort”. Administratori i deleguar kuqezi përdor një metaforë për të përshkruar Milan-in aktual:

“Kur është drejt “ko” e merr veten ashtu si Rocky Balboa. Jam i trishtuar për këtë humbje, por ishte një ndeshje e madhe. Publiku u argëtua, nuk pati fishkëllima. Kishte shumë raste, por me “nëse” nuk bëhet historia. Duhet ta pranojmë humbjen. I bëra komplimentet e mia Sarri-t, sepse di ta bëjë skuadrën të luajë mirë, ashtu si trajneri ynë”. Për sa i takon merkatos Deulofeu duhet të mbërrijë të hënën, por Galliani nuk jep më shumë detaje: “Më kanë thënë që duhet të them se negociatat vazhdojnë. Nuk duhet të them asgjë më shumë ndaj dhe do të hesht deri sa kjo të përfundojë”./Telesport/.

Artikulli paraprakDrita me kuponë fiskalë
Artikulli tjetërArlind Ajeti befason të gjithë me skuadrën e re?