Galatasaray ka bërë detyrën në shtëpi duke mundur Besiktas me shifrat e pastra 2-0.Përballja mes këtyre ekipeve ishte tepër interesante, pasi kishte shumë raste për gol, por jo të gjitha u menaxhuan ashtu siç duhej.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 23’, ndërsa për golin mendoi Fernando. Minutat e mbetura nuk prodhuan surpriza, ndërsa kundërshtari ishte i pafuqishëm në gjetjen e golit.

Fraksionin i dytë nisi më ndryshe, por ajo që ra në sy ishte humbja e një penalltie nga Gomis.Goli i dytë dhe i fundit i takimit u shënua nga Garry Rodrigues, i cili i dha qetësinë skuadrës së Galatasaray-t. Me këtë fitore Galatasaray ka marrë fronin, ndërsa ka grumbulluar 66 pikë në kampionatin e Turqisë. Besiktas ndodhet i katërti në tabelën e klasifikimit me 62 pikë.

Artikulli paraprakLazio, fitore me “aromë” Championsi, +4 nga Interi
Artikulli tjetërMessi lider në klasifikimin e “Këpucës së Artë”