Të shtunën në kuvendin Galatasarayrt, delegatët me shumicë votash refuzuan përjashtimin e futbollistëve Hakan Sukur dhe Arif Erdem, për shkak të lidhjeve të tyre me Fetulla Gulen, por kryesia e klubit turk u mbledh sot në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Kryesia e klubit vendosi të përjashtojë dyshen Sukur dhe Erdem dhe 2748 vota të anëtarëve të tjerë të klubit me arsyetimin se nuk kanë paguar anëtarësinë vjetore.

Kujtojmë se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar Sukurin se ka lidhje me Fetulla Gulen, për çka ia kishte marrë tërë pasurinë dhe ia kishte burgosur edhe babain.

Image

Artikulli paraprakVIDEO/ Tragjedi: Vdes boksieri në ring kur po shpallej kampion
Artikulli tjetërZbulohet drama e madhe në Kombëtaren shqiptare, ja kush janë dy njerëzit që futën përçarjen në ekip