Skuadra e mirënjohur turke Galatasaray, asesi të ndalet të përforcojë përbërjen për edicionin e ri. Gjigandi nga Stambolli, pas zyrtarizimit të Gomis, Belhanda e brazilianit Maicon, po mendon të sjell në dispozicion të trajnerit Igor Tudor, mbrojtësin e krahut të Juventusit, Stephan Lichsteiner.

Sipas medieve turke drejtuesit e Galatasaray, po punojnë të formalizojnë një ofertë e cila peshon 4.5 milionë euro për reprezentuesin e Zvicrës.

Megjithatë kjo nuk pritet të jet e gjitha nga ish fituesi i Kupës së UEFA-së, pasi shumë shpejt pritet që në skuadër të bashkangjitet tjetër emër i dëshmuar në futbollin europian sikurse ai i Sofiane Feghouli.

 

Image result for feghouli lichtsteiner

 

Image result for feghouli lichtsteiner

Artikulli paraprakMediat italiane të sigurta, Keita do të nënshkruajë me këtë skuadër
Artikulli tjetër13 blerje, merkato e çmendur e Chelsea në verën e 2003-it [FOTO]