Finalja e Superkupës së Turqisë ishte luftë e ndezur, sic ndodh zakonisht në derbet e Stambollit. 90 minutat e rregullta megjithatë u mbyllën pa gola, të cilat të dyja skuadrat duket se i kishin ruajtur për në shtesë. Në minutën e 100, Galatasaray zhbllokoi sfidën me Sneijder që shërbeu për Baltan golin e epërsisë.

Galatasaray kishte njërën dorë te trofeu, por Chedjou mendoi të conte ndeshjen te penalltitë duke shtyrë gabimisht topin në rrjetën e tij. Nga goditjet nga pika e bardhë, Galatasaray u tregua më i saktë duke fituar me rezultatin 3-0 pas goditjeve të penalltive e duke nisur me trofe sezonin e ri në Turqi.

Artikulli paraprakRio 2016: Neymar e dërgon Brazilin në gjysmëfinale
Artikulli tjetërShkëlzen Gashi shënon gol të “çmendur” [VIDEO]