Qendra stërvitore e Real Madridit në Vadebebas do të jetë e boshatisur në fillim të shtatorit. Tekniku Zinedine Zidane do të punojë pa 14 lojtarë, të cilët do të aktivizohen me përfaqësueset e tyre për miqësore dhe për Eliminatoret e Botërorit 2018.

Kjo shifër, faktikisht, është më e ulët se normalja dhe kjo për shkak të dëmtimeve. Trajneri i ri i Spanjës, Julen Lopetegui, ka grumbulluar pesë lojtarë nga “Los Blancos”: Sergio Ramos, Dani Carvajal, Alvaro Morata, Lucas Vazquez dhe Marco Asensio.

Marcelo, i cili nuk luan prej një viti me Brazilin për shkak të problemeve me ish-trajnerin Dunga, tani rikthehet me entuziazëm në “Seleçao”. Ai do të shoqërohet nga Casemiro, por trajneri i ri Leonardo Bacchi, i njohur ndryshe si Tite, ka vendosur ta lërë Danilon në Madrid.

Pepe do të luajë me Portugalinë si kampion Evrope, ndryshe nga Cristiano Ronaldo dhe Fabio Coentrao, të cilët janë ende të dëmtuar. Gjermani Toni Kroos dhe uellsiani Gareth Bale – si gjithmonë – do të jenë gati për të përfaqësuar vendet e tyre, sidomos kampioni i botës, i cili do të luajë në ndeshjen e lamtumirës së kapitenit Bastian Schweinsteiger.

Ndërkohë, kroatët Luka Modric dhe Mateo Kocacic pritet të jenë titullarë në ndeshjen kundër Turqisë në Zagreb.

Artikulli paraprakRashica e kallë për Kosovën (Video)
Artikulli tjetërGjimshiti te Avellino, pritet zyrtarizimi