Ekipi i të rinjve të Realit të Madridit u mund 1-3 në ditën e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve për të rinj. Shkaktari kryesor i kësaj humbje për madrilenët e vegjël ishte portieri Luca Zidane që bëri dy gabime fatale.

Portieri i bardhë dështoi në golin e parë të Borussias, ku pas një gjuajtje grushtimi i tij i dobët u zotëruar nga një sulmues gjerman që u shndërrua në gol.

Disa minuta më vonë, bëri një gabim fëminor që ndëshkuan Realin duke kapur një sulmues tek këmba dhe gjyqtari akordoi penallti që u kthye në gol.

Këto gabime të djalit të Zidane nuk janë të parat, ku para disa muaj ka pësuar një gol për fajin e tij.

Artikulli paraprak“Çmenden” boksierët, tavolina kokës në konferencën për shtyp (VIDEO)
Artikulli tjetërTrepça pëson humbje të thellë në Shkup