Gjatë merkatos verore gjigantët e Bayern Munich u përpoqën të blinin talentin Ousmane Dembele, por humbën garën me Borussia Dortmund pasi kishin negociuar me agjentin e gabuar.
Dembele, 19 vjeç, u transferua te Dortmundi kësaj vere kundrejt një shifre prej 15 milionë eurosh pasi shënoi 12 gola dhe dha pesë asiste sezonin e kaluar me Rennes.
Talenti firmosi një kontratë 5-vjeçare, duke u kthyer menjëherë në titullar dhe duke shënuar një gol dhe duke shërbyer dy asiste.
Gjithsesi, ai mund të kishte kaluar te Bayern, por sipas “SportBild” drejtori teknik i kampionëve Michael Reschke negocioi me ish-agjentin e lojtarit, Badou Sambague dhe jo me përfaqësuesin aktual të Dembele, Marco Kirdemir.
Të dyja klubet nisën të negocionin me lojtarët qysh në fund të vitit 2015, por në fund ishte Dortmundi që fitoi duelin duke siguruar firmën e sulmuesit.