Sevilla ka barazuar në shtëpi përballë Valladolid, pasi nuk zrriti  më shumë se 1-1, duke e vënë në diskutim një vend në  Champions League.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mysafirëve që shënuan në minutën e 25-të me anë të Kiko, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Sevilla e barazoi rezultatin  me anë të Munir El Haddadi, mirëpo goli u anulua pas rishikimit të aksionit me VAR.

Megjithatë andaluzianët arritën të shënojnë shtatë minuta para fundit përmes  Lucas Ocampos nga penalltia, pikë e cila nuk është se u kryen shukmë punë atyre, megjithatë Sevilla nuk humbi që do të ishte goditje edhe më e madhe.

Me këtë barazim, Sevilla mbetet në vendin e katërt me 54 pikë, por tani ndjekëset si Getafe dhe Villareal kanë mundësi t’i afrohen ndjeshëm nëse fitojnë ndeshjet e tyre. /Korneri.net

Artikulli paraprakJuventus bindshëm ndaj Lecce, kthehet në gol edhe Higuain
Artikulli tjetërJa pse Hakimi refuzoi Bayern dhe Man.City për Interin dhe Serie A