Kampioni aktual francez Paris SG në sekondat e fundit të ndeshjes e fitoi duelin përballë Lille që fal një gabimi të madh të portierit Areola ishte shumë afër të nxjerrte një pikë të vlefshme pasi barazoi katër minuta para fundit me golin e Nicolas De Preville që iu përgjigj golit të parë të Edinson Cavani nga pjesa e parë, por braziliani i famshëm Lucas Moura në kohën shtesë shënoi për fitoren e parë të parisienëve që po e ndjekin liderin Monacon.

Pikërisht skuadra nga “Principata” realizoi fitore 1:2 më herët në udhëtim te Montepellier dhe kështu e mbanë epërsinë prej tri pikëve ndaj kampionëve. Këtu golat e Monacos i shënuan mbrojtësi Kamil Glik dhe Kylian Mbappe Lottin, kurse për vendasit Hilton.

 

Artikulli paraprakSuarez e dërgoi Barcelonën në finale, e vet nuk do ta luajë atje
Artikulli tjetërZyrtare: Quaresma vazhdoi kontratën me gjigantin turk