Gabriel Barbosa erdhi me shumë bujë te Inter gjatë merkatos së verës së kaluar, mirëpo asnjëherë nuk i’a dha besimi i plotë as nga De Boer e as nga Pioli, shkruan “Korneri.net”.

Sipas mediave italiane, agjenti i lojtarit Wagner Ribeiro, ka kërkuar nga zyrtarët e Interit që ti japin më shumë hapësirë sulmuesit në të kundërtën ai do të largohet nga ekipi gjatë merkatos verore.

Madje, Ribeiro ka përcjellur fjalët e sulmuesit, “dua të luajë ose do të largohem te një skuadër e madhe”, pasi për “Gabigol” janë të interesuara disa skuadra, mirëpo agjenti nuk ka precizuar se për cilat klube bëhet fjalë.

Artikulli paraprak“Luftë” anglo-spanjolle për supertalentin e Monaco
Artikulli tjetërTorres e këshillon bashkëlojtarin e tij: “Çfarë kërkon te Man.United”