Pjesëtari i përfaqësueses së Portugalisë, Fabio Coentrao, është futbollisti më me pak minutazh loje te Reali i Madridit gjatë këtij sezoni, nëse nuk llogaritet portieri i tretë i ekipit “mbretëror”, Janez. Në të njëjtën kohë, ai është edhe futbollisti me shpenzimet më të mëdha, duke qenë se për të kryesia e klubit shpenzon shumë, ndërsa efekti i tij në fushë është mjaft i vogël. Staticienët e saktë të gazetës spanjolle, “As”, kanë llogaritur se Coentrao paguhet 53 333 euro në një minutë, pra, për aq minuta sa ai ka luajtur gjatë këtij sezoni në fushë!

Coentrao ka ardhur te Reali i Madridit, më 2011, duke nënshkruar një kontratë pesëvjec֛are me vlerë prej 30 milionë eurosh dhe me opsionin për ta zgjatur kontratën deri më 2019. Por, sidoqoftë, atij, rrallë herë, trajneri Zidane i jep mundësinë që të luajë, madje edhe kur dëmtohet ose pezullohet Marcelo, në lojë, në pozicionin e tij si mbrojtës i majtë, futet Naco.

 

Artikulli paraprakShqipëria lë pas Italinë, statistika që po çmend ‘azzurrët’
Artikulli tjetër8000 shqiptarë “pushtojnë” Palermon