Reprezentuesi i Brunei, Faiq Bolkiah mbeti pa klub pasi i skadoi kontrata e tij me klubin anglez Premier League Leicester City.
Bolkiah nënshkroi për Leicester City më 2016, por nuk luajti asnjë minutë në Kampionatin anglez, megjithëse ai rregullisht luajti për skuadrët e dytë të Fox, përcjell Korneri.net
Faiq i lindur në Los Angeles luajti për ekipet e të rinjve të Southampton dhe Chelsea para Leicester.

Ky lajm vështirë se do të kishte gjetur rrugën e tij drejt mediave, nëse Bolkiah nuk do të ishte futbollisti më i pasur në botë. Faiq është princi i Brunei dhe nipi i sulltanit të atij vendi, Hassanal Bolkiah, dhe pasuria e tij vlerësohet më shumë se 20 miliardë dollarë.
Për shembull, i dyti në listën e futbollistëve më të pasur është portugezi Cristiano Ronaldo i cili peshon rreth 470 milionë dollarë, 50 më shumë sesa argjentinasi Lionel Messi. /Korneri.net