Është vetëm 17-vjeçar dhe shumë i talentuar. Emir i tij është Rubik Krajkova i cili talentin e tij e ka shpalos edhe në Angli te skuadra Leyton Orient ku ishte afër të nënshkruante kontratë, mirëpo fal babait të tij Fatos Krajkova ( ish futbollist i Flamurtarit te Prishtines), Rubiku kaloi te skuadra e famshme shqiptare Partizani në mënyrë që atje të kalitet edhe më shumë, përgatitet, të fitojë përvojë edhe më shumë para se të vazhdojë karrierën në Evropë.
Rubiku është mesfushorin ofanziv i cili mund të luajë mbrapa dy sulmuesve nëse trajneri vendos për sistemin 4-3-1-2, por mund të luajë edhe në krahë pasi luan me të dyja këmbët. Pritja që i është bërë atij dhe babait të lojtarit nga klubi Partizani është shumë e mirë dhe për këtë janë shumë falënderues.
Rubik Krajkova ka qenë ish lojtar i shkollës së futbollit Kurda në Prishtinë.