Në një ndeshje të vlefshme për fazën kualifikuese të Kupës së Botës, mes Kilit dhe Uruguajit natën e mbrëmshme, e përfunduar me rezultatin 3-1 në favor të ekipit vendas, Jara u duk se iu rikthye vesit të vjetër dhe kësaj rradhe viktima ishte futbollisti i Middlesbrough, Gaston Ramirez, ku një veprim të tillë e kishte bërë edhe ndaj Cavanit.

Normalisht mund të ishte konsideruar edhe thjeshtë një përkëdhelje e pafajshme nga pas, por e kaluara e Jara-s me veprime të pahijshme në të njëjtën zonë të trupit të kundërshtarit, bëri që të gjithë të mendojnë se ai përsëriti të njëjtin akt edhe mbrëmë.

Artikulli paraprakRënje e e papritur në karrierën e Kaçës, tani stervitet me fëmijet e klubit çek
Artikulli tjetërMino Raiola jep lajmin e vitit për tifozët e Milanit