Një shembull ideal është ai që vjen nga mbrojtësi i Realit, Fabio Coentrao, që tashmë luan i huazuar tek ekipi i Sportingut.
Futbollisti 30-vjeçar ka biseduar me trajnerin e Portugalisë dhe i ka kërkuar të mos e ftojë për Botërorin e Rusisë, pasi Koentrao nuk e ndiente veten në gjëndjen më të mirë, për të dhënë kontributin e tij për Kombëtaren.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, mbrojtësi portugez është shprehur se ka folur me trajnerin e Portugalisë dhe i ka thënë se nuk mundet ta ndihmojë Kombëtaren, pasi ndodhet në kushtet jo të duhura për ta përfaqësuar atë. Megjithatë ai shprehet se do të rikthehet në Kombëtare menjëherë sapo të jetë në gjendjen e duhur.
Ky mund të quhet një shembull ideal për t’u ndjekur, pasi me këtë largim, Coentrao i hap dyert një prurje të re te Portugalia, që mezi e pret një shans për të luajtur në Botëror.